Një mjet i dyshimtë është hedhur në ajër nga policia franceze afër stadiumit ku do të luhet ndeshja.
Një valixhe e dyshimtë e vendosur në afërsi të stadiumit “Velodrome” ku do të luajë Kombëtarja shqiptare nesër mbrëma me Francën, është raportuar të martën në polici në orët e paradites së sotme, raportojnë mediat franceze.
Valixhja e zezë është gjendur në “Place du Prado”, duke e detyruar policinë ta mbyllë rrugën për disa minuta në “Boulevard Rabateau”.
Duke marrë masa paraprake, policia vendosi që ta hedhë në erë bagazhin në fjalë dhe kalimtarët e rastit nuk dukeshin të kishin panikë.
Nesër mbrëma, Shqipëria do të luajë me Francën në Marseille, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve, duke filluar nga ora 21:00.