Makina e pronarit të një kompanie inertesh shpërtheu paraditen sot pranë kopshtit botanik në Tiranë.
“Mjeti është dëmtuar plotësisht dhe policia po merr në pyetje pronarin e makinës, shtetasin N.R ” informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Informacionet e para tregojnë se nuk ka persona të lënduar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:00 në një rrugë dytësore pranë digës së Liqenit.
Në orët në vazhdim pritet të ketë më shumë informacione. /Telegrafi/