Një pjesë e quajtur Maja e Zezë, e bjeshkëve të Pejës, është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, kurse atje tashmë gjenden edhe Policia e Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Një zjarr ka shpërthyer të Maja e Zezë, në Pejë, për momentin njësiti i zjarrfikësve po mundohet që të shuaj zjarrin, po ashtu edhe Policia janë në vendin e ngjarjes, nuk ka informacione për të lënduar, përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë”, tha Ibra. /Telegrafi/