Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e pasdites te “Qafa” në kryeqytet.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë lokalizimin e tij.
“Ka pasur një incident zjarri si rezultat i djegies së mbeturinave. Nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit”, ka thënë Ahmeti.
Tash për tash nuk dihet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.