Telegrafi

Shpërthen vullkani Popocatépetl në Meksikë – publikohen pamjet e momentit spektakolar

Vullkani Popocatépetl i Meksikës shpërtheu të enjten me një shfaqje dramatike të lavës dhe një reje të hirit dhe shkëmbinjve që arritën deri në 3,000 metra në qiell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Popocatépetl është një vullkan aktiv, 70 km në jug-lindje të kryeqytetit, Mexico City.

Emri i tij do të thotë “mali i tymosur” në gjuhën indigjene Náhuatl.

Zyrtarët kanë lëshuar një alarm të verdhë në përgjigje të shpërthimit, që ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit në orën lokale.

Për fat të mirë, sipas raportimeve të para, nuk ka asnjë të lënduar. /Telegrafi/