Site icon Telegrafi

Shpërthen vëllain për shkak të një loje kompjuterike!

I mituri 7 vjeçar, me thikë kuzhine ka shpërthyer vëllain e tij më të madh 14 vjeçar në shpinë pas një përleshje për një lojë kompjuterike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje rreth orës 09:00 në Dibër, në shtëpinë e B.A. rruga ‘Ibraim Kollari’ në dhomën e ndenjës ka plasur sherri verbal në mes 14 vjeçarit dhe vëllait 7 vjeçar, për shkak të lojrës kompjuterike. Pas qortimit, 7 vjeçari e ka shpërthyer me thikë kuzhine vëllain në pjesën e pasme të shpinës, gjegjësisht nën shpatullën e djathtë, kumtoi sot MPB.

Komshija e ka transferuar djalin e plagosur në Qendrën Klinike të Dibrës, ku, pas ndihmës së parë mjekësore, me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup për mjekim të mëtejshëm.

Policia ka marrë masa për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version