Site icon Telegrafi

Shpërthen me tritol makina në Tiranë, dyshohet për një viktimë

Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash tek stacioni i fundit i Tiranës së Re.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 urën e Nesherakut, pranë Vasil Shantos.

Ndërkohë, dyshohet se drejtuesi i mjeti i cili ka qenë brenda, ka ndërruar jetë, por kjo pritet që të konfirmohet nga policia.

Dyshohet se drejtuesi i mjeti ka qenë shënjestër i një atentati.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, makina është dëmtuar thuasje e gjitha, ndërsa shërthimi ka sjellë panik në zonë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vënie tritoli.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të zbardhë ndodhinë. /oranews/

Exit mobile version