Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Azerbajxhanit qysh në minutën e dytë të takimit.
Atmosfera e zjarrtë e 12 mijë të pranishmëve në stadium ishte e papërmbajtshme për mysafirët.
Një solo depërtim në krah nga Arbër Zeneli, bëri që Kosova të kalonte në epërsi.
Pasi pranoi topin nga Benjamin Kololli, fillimisht ai kaloi një lojtar për të lansuar një goditje mjeshtërore nga brenda zonës për të shënuar për 1-0 dhe për shpërthimin e stadiumit.
Kosova vazhdon ta kontrollojë lojën edhe në minutat e parë pas golit.
Me fitore Kosova siguron kualifikimin nga vendi i parë në grup.
/Telegrafi/