Rrota e një aeroplani që po nisej nga pista e Aeroportit Don Muang që ndodhet në Bangkok të Tajlandës, ka eksploduar dhe është shkatërruar e tëra.
Udhëtarët në Bombardier Dash 8 Q400, nuk kanë pasur çfarë të bëjnë, pos që të shikojnë dhe të xhirojnë të tmerruar këtë skenë, transmeton Telegrafi.
Siç shihet në video, goma e njërës nga rrotat është copëtuar dhe ka filluar të rrotullohet me shpejtësi.
Për pasojë, fluturimi i paraparë të përfundonte në provincën Nan është anuluar.
Piloti ka bërë një fluturim për gjysmë ore, dhe e ka aterruar sërish në të njëjtën pistë.
Për fat të mirë, kjo rrotë e dëmtuar nuk ka nxjerrë problem, dhe të 80 udhëtarët dhe stafi që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa asnjë lëndim. /Telegrafi/
https://youtu.be/ww72rZe9VBM