Katër persona janë plagosur nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në oborrin e shtëpisë së një familjeje në Kërpimeh të Podujevës.
Ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, ka has në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer, i cili kishte eksploduar aksidentalisht në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.
Në vend ngjarje kanë dal njësit përkatëse policore dhe njësiti për deminim i Policisë. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim