Sot në hyrje të Tetovës rreth orës 13 në afërsi të Palma Trade, një makinë është përfshirë nga flakët.
Furgoni për arsye të panjohura deri tani, ka marr flakë, po për fat të mirë askush nuk është lënduar, raporton TetovaSot.
Në vend ngjarje ka dalë ekipi i zjarrfiksave të Tetovës, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Policia ka nisur hetimin në lidhje me shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit tek furgoni i qytetarit identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur./Telegrafi/