Telegrafi

Shpërthen në festë “Anfield”, Liverpool barazon shifrat ndaj Arsenalit

Liverpool ka shënuar për të barazuar shifrat në 1-1 në duelin ndaj Arsenalit që po zhvillohet në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.

Po luhej minuta e 28-të kur Mohamed Salah pranoi një top të gjatë nga Trent Alexander-Arnold për të shënuar një gol mjaft të bukur për 1-1.

Ky ishte goli i 12-të i Salah në 18 paraqitje në Ligën Premier, teksa ka edhe shtatë asistime./Telegrafi/