Telegrafi

Shpërthen Herolind Shala: Na nënçmuat, por ne jemi Kosova dhe flasim vetëm në fushë

Përfaqësuesja e Kosovës ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare ishte favorite e fortë në letër për ta fituar këtë sfidë por në fushë nio treguan asgjë.

E duket se fjalët para ndeshjes nga gazetarë e analistë sportivë se Shqipëria do të fitoj lehtësisht kanë shkuar deri tek lojtarët e Kosovës.

Njëri nga ta që ka reaguar ashpër ka qenë Herolind Shala i cili ka shkruar disa fjalë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka thënë se pas nënçmimit që morën flasin vetëm në fushë.

Shala ka shkruar se tifozët duhet të presin gjëra të mëdha në të ardhmen.

“Na nënçmuat? Në rregull ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen”.

“Faleminderit bashkëatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime”, ka shkruar Shala. /Telegrafi/