Herolind Shala ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme këtë edicion me Slovan Liberecin.
Në ndeshjen e javës së 25-të në kampionatin çek, Herolind e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë si gjithnjë ndaj Jihlava në fitoren 2-0.
Në fakt vetë mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë deçiziv në këtë përballje pasi ka shënuar dy gola të shpejtë për Liberecin.
Fillimisht Shala shënoi në minutën e 34-të të ndeshjes nga një largësi rreth 20 metra duke e mposhtur portierin mysafir.
Ndërkohë golin e dytë në ndeshje 23-vjeçari e realizoi në minutën e 44-të falë një asistimi të bukur nga Vuch dhe përballë portierit nuk gaboi për 2-0.
Me këta dy gola mesfushori ofensivë ka shkuar në koutën e gjashtë golave në kampionat ndërsa ka edhe pesë asistime. /Telegrafi/