Për shkak të dëmtimit të një gypi në Treshnjevka të Zagrebit, lagje të tëra të kryeqytetit kroat u mbuluan nga uji – duke bërë që ekipet e shpëtimit të dalin në teren.
Dhjetëra shtëpi në veçanti ato më bodrume janë mbushur me ujë, e ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të ndihmojnë qytetarët e prekur nga kjo, transmeton Telegrafi.
Në vendin ku ka shpërthyer gypi është hapur edhe një gropë e thellë – ku nxiti qytetarët e shumtë të flasin për të dhe aludojnë, se duket sikur të kishte shpërthyer ndonjë bombë.
Autoritetet lokale kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmin material që është shkaktuar, e deri më tani nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/