Site icon Telegrafi

Shpërthen gypi në Pejë, rreth 10 mijë konsumatorë mbeten pa ujë

Në qytetin e Pejës ka shpërthyer gypi kryesor i cili bënë furnizimin e jugut të qytetit me ujë të pijshëm.

Si pasojë e shpërthimit të këtij gypi rreth 10 mijë konsumatorë që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

“Shpërthimi i gypit në fjalë ka ndodhur në lagjen Çamëria, me ç’rast specialistët e KRU ‘Hidrodrini’ , rreth orës 05:05 minuta të mëngjesit, me të marrë informacionin nga qendra për Alarmim i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë filluar punimet për sanimin e dëmit.

Sipas specialistëve tone në terren, vjetërsia e gypit mendohet të jetë shkaku që ka çuar deri tek ky problem”, thuhet në njoftimin për media.

Bazuar në specifikat e prishjes dhe të terrenit, punimet për rregullimin e këtij problem pritet të zgjasin deri rreth mbrëmjes së sotme, kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë.

Nga ky dëm, pa furnizim me ujë kanë mbetur Bashkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’. /Telegrafi/

Exit mobile version