Një person ka raportuar se në oborrin e tij ka shpërthyer një mjet shpërthyes, ndërkaq, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Kromjan i Epërm të Ranillugut.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, në shtëpi dhe në rrethojën e oborrit të ankuesit nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/