Site icon Telegrafi

Shpërthen gazi në minierën në Bulqizë, tre të plagosur

Në nivelin 17 të pusit, në një minierë në Bulqizë ka shpërthyer një sasi gazi këtë të hënë. Për pasojë tre punonjës janë plagosur.

Shtetasit F.S., RR.K., dhe A.Ç., ndodheshin në këtë zonë duke punuar dhe kanë pësuar djegie në trup.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Policia bën me dije se është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version