Shpërthimi i fruthit në Filipine që u ka marrë jetën 136 personave, kryesisht fëmijë prej një deri në katërvjeçar, si dhe 8,400 të tjerëve të diagnostikuar me sëmundjen ngjitëse – besohet se është shkaktuar krejtësisht nga mungesa e vaksinimit.
Fancisco Duque III që është sekretari i autoritetit shtetëror për shëndetësi, ka thënë se vaksinimi që po zhvillohet në zonat e prekura më së shumti, që është kryeqyteti Manila dhe katër provinca tjera, mund të zgjatë deri në muajin prill, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka arsyetime, të asnjë forme, sepse situata po shihet, sillni fëmijët dhe vaksinoni. Kjo është përgjigjja ndaj situatës” ka thënë Duque për Assosiated Press.
Në një adresim në televizorin shtetëror, presidenti Rodrigo Duterte ka thënë se gjendja është e rëndë, teksa kërkoi nga të gjithë t’i sjellin fëmijët për t’i vaksinuar, që të shmangin më të keqen.
Raportohet se fruthi është përhapur me nivele alarmuese, si pasojë e ndërprerjes së vaksinimit para dy vitesh.
Zyrtarët shëndetësore, kishin thënë se vaksinat që përdoreshin, kishin efekt negativ dhe shkaktonin edhe më shumë sëmundje, ndërsa janë fajtore, për vdekjen e tre pacientëve. /Telegrafi/