Telegrafi

Shpërthen dhuna, protestuesit përplasen me policinë në Ukrainë (Video)

Skena nga sheshi “Majdan” në Kievë janë kapur nga kamerat e mediave të dielën, të cilat kujtojnë ato të tri viteve më parë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në përleshjet intensive të protestuesve dhe policisë u plagosën të paktën dhjetë njerëz, dhe policia ka arrestuar pesë prej tyre.

Konflikti shpërtheu të dielën, kur protestuesit, të udhëhequr nga anëtarët e sektorit të ekstremit të djathtë, u përpoqën të çajnë përmes një kordoni policor për të arritur në ndërtesën e Bankës Kombëtare të Ukrainës. /Telegrafi/