Site icon Telegrafi

Shpërthen dhuna në Parlamentin e Ukrainës

Në Parlamentin e Ukrainës ka shpërthyer dhuna fizike, për shkak të një ligji për shitjen e pronave.

Në rrahje masive janë përfshirë deputetët e pozitës “Shërbyesi i Popullit” dhe atyre nga opozita, transmeton Telegrafi.

Liderja e partisë opozitare, Batkivshchina, Yulia Timoshenko, gjatë pauzës është futur në sallë dhe ka zënë vendin e zëdhënësit Rade Dmytri Razumkov.

Deputetët e partisë së saj kanë tentuar ta bëjnë të njëjtën gjë, por ata janë ndalur nga partia e pozitës “Shërbyesi i Popullit”, gjë që edhe nxiti dhunën.

Zëvendësi i Parë, Rade Ruslan Stefanchuk ka tentuar t’i qetësojë deputetët, por ata vetëm sa u irrituan më shumë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=94&v=p8NYpJZ5Ik4&feature=emb_title

 

Exit mobile version