Telegrafi

Shpërthen dhuna në mes të refugjatëve në kampin Idomeni në Greqi

Në kampin e refugjatëve Idomeni, në pjesën greke të kufirit Maqedoni-Greqi, sot ka shpërthyer përsëri dhuna, kësaj radhe ndërmjet refugjatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Grupi prej 200 deri 250 refugjatë u përleshëm, të cilët u takojnë kombësive të ndryshme. Ata goditën njëri tjetrin me gurë dhe mjete tjera të forta.

Policia greke i detyrua që të intervenojë me gaz lotsjellës, për t’i dhënë fund kësaj rrahje në mes të refugjatëve. Sipas shifrave zyrtare, në këtë kamp ka rreth 10 mij refugjatë./Telegrafi/