Site icon Telegrafi

Shpërthen bojleri, lëndohen tre persona në Polac të Skenderajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 06:38 kanë marr informata për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt.

Ilmi Prekazi bëri të ditur për Telegrafin se shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë dhe si pasojë tre persona kanë marr lëndime.

“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, ku informata e pranuar ka qenë për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë”, tha ai.

Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit. /Telegrafi/

Exit mobile version