Telegrafi

Shpërthen autobusi me gardian burgu në Bursa të Turqisë, humb jetën një person dhe disa tjerë lëndohen

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa tjerë janë lënduar, kur shpërtheu një autobus në Bursa të Turqisë.

Nga të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. E shpërthimi sipas mediave turke, ka ndodhur brenda autobusit që kishte gardian të burgut, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk mund të përcaktohet shkaku, por nuk është përjashtuar mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist, ku është bërë e ditur se hetimet po vazhdojnë.

Guvernatori i Bursas, Jakup Çanbolat, ka thënë para gazetarëve se hetuesit kanë gjetur bombë artizanale në një shtyllë elektrike e cila ishte aktivizuar nga distanca derisa autobusi po kalonte pranë. /Telegrafi/