Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është shprehur tejet i frustruar pas ndeshjes së dytë çerekfinale të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Real Madridi triumfoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë.
Por, ajo paraqitje u zhvleftësua nga një Juventus fantastik në Madrid që rikuperoi gjithçka duke qenë në avantazh 3-0 deri në minutën e fundit të shtesës kur gjyqtari Oliver në mënyrë kontroverse akordoi një penalti të cilën e ekzekutoi me përpikëri Ronaldo.
“Ne duhet të mbesim të qetë dhe të analizojmë situatën. Shoh një seri të vendeve që kanë implementuar VAR-in dhe kam parë incidente që kanë shkuar kundër klubeve italiane siç ishte ndërhyrja në Cuadradon, Milani te Arsenali dhe Juve sonte, që dëshmon se VAR-i është i nevojshëm në Ligën e Kampionëve”.
“Nuk është kjo për një pikë ose dy, po flasim për kualifikim tutje në një garë që sjellë para dhe prestigj, ne nuk mund të lejojmë shfaqjen e incidenteve të tilla”.
“Për një ose tjetër arsye, ai që i cakton këtë këta gjqytarë op tenton të dëshmojë se ai po cakton gjyqtarë kundër klubeve itailane”.
“Nuk është vetëm Juventusi, por Roma ka pasur penalti të mohuara ndaj Barcelonës, Milani u eleminua nga Arsenali kështu. Nëse është problem teknik i UEFA-s dhe s’ka gjyqtarë të mirë, atëherë ne jemi në gjendje që t’i trajnojmë”.
“Lojtarët bëjnë gabime, kështu edhe gjyqtarët, por ky gjyqtar totalisht e ka humbur kontrollin e situatës. Gjyqtari sonte ishte në kaos total. Është e dëmshme pas kësaj performance të djemve, ne konfirmuam ashtu si PSG sezonin e kaluar dhe Roma mbrëmjen e kaluar, jemi në gjendje që të kthehemi nga një deficit prej 3-0”.
“Incidente ndodhin, por gjyqtari nuk e ka kuptuar atë moment. Kur ta shikojë vet gjyqtari do të jetë njeriu më i zhgënjyer”.
“Në këtë pikë, ne i dëshirojmë Romës dhe Lazios fatin më të mirë sepse është me rëndësi që klubet italiane të shkojnë sa më larg”, deklaroi Agnelli pas ndeshjes për mediat italiane. /Telegrafi/