Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti kishin si fundmi një bashkëbisedime.
Legjenda e Juventusit dhe Romës shkëmbyen shumë gjëra interesante rreth karrierës së tyre, por në një moment kishte edhe shaka.
Totti ishte ai që e filloi i pari, duke e pyetur Del Pieron: “Sa Scudetto ke fituar?”.
Legjenda e Italisë ia ktheu: “Në fushë i kam fituar 8, zyrtarisht 6”.
Ndërsa Totti nuk mund të mos bënte shaka me atë që i ndodhi në karrierë me Romën.
“I kamë fituar 10-12 (Scudetto) në teori, por zyrtarisht 1”, thotë legjenda e Giallorrossëve, me dyshën që shpërthen në të qeshura.
Totti më pastaj shton: 20 herë kam përfunduar në vendin e dytë (në Serie A)”. /Telegrafi/