Site icon Telegrafi

Shpërthejnë polemikat, eksperti i gjykimi thotë se Vinicius ishte në pozitë jashtë loje tek goli i Brahim Diazit

Fitorja 2-1 e Real Madridit ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve u përfshi në një polemikë gjyqtarësh që pakkush e pa në fushë.

Në golin e dytë për Los Blancos, Vinicius Jr thuhet se gjendet në pozicion jashtë loje, dhe megjithëse nuk e prek topin, disa besojnë se është në rrugën e topit dhe po shqetëson portierin Jan Oblak.

Analisti i gjyqtarëve të Radio Marca, Pavel Fernandez ka thënë se goli i Brahim Diaz ishte një pozitë jashtë loje e pastër.

“Kishte një pozicion jashtë loje në golin e Brahimit. Është pozicional, por Vinicius është në pozicion jashtë loje në vijën e gjuajtjes dhe një metër e gjysmë nga Oblak. Portieri i Atleticos nuk e sheh goditjen pasi braziliani është përballë. Unë nuk kam asnjë dyshim. Nuk është faji i gjyqtarit, problemi është se nuk e paralajmërojnë nga VAR-i”, ka thënë Fernandez.

 

Polemika rreth golit të Diazit ka qenë një nga temat kryesore të debatit në emisionin ‘Buenas Noches y Buenos Goles’, mes të ftuarve.

Miguel Angel Mendez: “Për mua, Vinicius po e shikon lojën dhe nuk po ndërhyn. Në asnjë moment nuk bllokon vizionin e Oblakut, duke parë lojën në lëvizje është e qartë”.

Enrique Marques: “Turpin është gjyqtari më i mirë në botë. Në Spanjë kështu janë gjërat, arbitrimi me foto. Nga video duket se nuk ka asnjë. Simeone, i cili është aq i zëshëm, nuk ka thënë asgjë, askush në Atletico nuk është ankuar”.

David Medina: “Është e qartë se Vinicius është në rrugën e topit dhe, nëse rregulli nuk ka ndryshuar, kjo sanksionohet me pozicion jashtë loje. E kuptoj që Bernabeu është shumë i mësuar me këtë, por Atletico e sheh atë si flagrante. Ka një pozicion jashtë loje shumë të ngjashme nga Savic që u thirr disa sezone më parë”.

/Telegrafi/

Exit mobile version