Telegrafi

Shpërthejnë golat në ndeshjen Milan-Liverpool: Tomori shënon i pari, Salah kundërpërgjigjet

Milani dhe Liverpoolit po zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi në mënyrë të kontrolluar nga të dyja palët, por në mesin e pjesës së parë erdhën golat.

Fillimisht shënoi Milani me Fikayo Tomorin në minutën e 29-të, ku mbrojtësi përfitoi nga një situatë brenda zonës.

Por nuk vonoi shumë dhe pas shtatë minutash erdhi goli i dytë në ndeshje.

Mohamed Salah arriti të gjejë rrjetën për 1-1.

Milanit i duhet medoemos fitorja, ndërsa Liverpooli ka arritur kualifikimin. /Telegrafi/