Telegrafi

Shpërthejnë “Dy dashnitë” e Gentës, shifra të larta shikueshmërie në pak orë (Foto/Video)

Këngëtarja Genta Ismajli ka lansuar sot (e hënë) videoprojektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Dy Dashni”.

Që në minutat e parë të publikimit, kënga është pëlqyer shumë nga publiku, duke regjistruar edhe shifra të larta klikimesh në YouTube.

Lexo po ashtu Premierë: Genta Ismajli vjen me “Dy dashni” (Video)

Në një fotografi që Ismajli ka hedhur në InstaStory, ajo prezanton shifrën e 100 mijë vizitorëve, të vlerësuar nga YouTube për të parë këngën e saj të re, shifër kjo e arritur në kohëzgjatje prej vetëm tre orësh.

“Dy dashni” është punuar nga Alfred Sula, me tekst të Endrit Mumajesit, dhe klip të punuar nga Max Production. /Telegrafi/