Kompania që menaxhon hekurudhat në Britani të Madhe, ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet një fëmijë duke luajtur në binarë të trenit e babai i tij ishte shpërqendruar duke biseduar në telefon.
Videoja shfaq burrin duke pritur pranë hekurudhës dhe vazhdimisht fliste në telefon, kurse djali i tij i vogël vazhdimisht ecte në binarë dhe në një moment qëndroi për disa sekonda në to, transmeton Telegrafi.
Pamjet janë realizuar në Chestnut Grove në Burton Joyce, që është shpërndarë nga kompania që menaxhon hekurudhat – me qëllim që të paralajmërojë qytetarët që të jenë më të vëmendshëm.
E momente të tilla shpërqendrimit dhe pakujdesia, shpesh u ka kushtuar me jetë qytetarëve të shumtë në mbarë botën.
Në anën tjetër, policia britanike i ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të mos i kalojnë binarët, nëse semafori është i kuq dhe laurat janë mbyllur. /Telegrafi/