Site icon Telegrafi

Shpërndante kokainë, arrestohet një person në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka shpërndarë substanca narkotike.

“Si rezultat i veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance narkotike, e llojit Kokaine, tre peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version