Telegrafi

Arrestohen dy persona në Shqipëri, shpërndanin kanabis në Tiranë dhe Berat

Policia e Shtetit të Shqipërisë për 24 orë ka arrestuar dy persona, një 23-vjeçar dhe një 43 vjeçar pasi shisnin kanabis në Tiranë e Berat.

Dy personat pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në sasi të vogla që më pas ta shpërndanin.

Tiranë – Në rrugën ‘Athina’, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.  

Berat – E.D., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. /Telegrafi/