Agjencia e Mbikëqyerjes Policore në Vlorë dhe Gjirokastër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës kanë arrestuar në flagrancë një punonjës policie, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i tij.
Dy shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshem duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.
Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.
Njoftimi i policisë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last Sunday”, ku u arrestuan në flagrancë punonjësi i policisë, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, si dhe një shtetas bashkëpunëtor i tij, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje, prodhim pa leje e armëve dhe municionit”.
Dy shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshem duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.
Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.
Në cilesinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një arme zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lek.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës. /Telegrafi/