Ka përfunduar protesta e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, të cilët pasi u shpërndanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të lajmërojnë protestën e tyre të radhës.
Kjo protestë sipas organizatorëve të saj, radhën tjetër do të përfshijë jo vetëm prodhues dhe përpunues të qumështit, por edhe qytetarë të tjerë.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktaritha se qumështoret po e zvogëlojnë sasinë sepse nuk po kanë hapësirë për tregtim të lirë të këtij produkti. Bajraktari tha mes tjerash se vërshimi i tregut nga prodhimet me yndyrë bimore po e shkatërron këtë sektor.
Bajraktari në emër të të gjithë protestuesve kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa që të zgjidhet problemi i tyre sa nuk është bërë vonë. Ai porosit që kjo çështje të merret seriozisht, për faktin se me problemet në këtë sektor vazhdimisht po humbin dhe po shkatërrohen mijërave vende të punës.
Në fillim të protestës organizatorët kishin vendosur të merrnin dy lopë të cilat me afishe të vendosura mbi trupat e tyre u ekspozuan para ndërtesës së qeverisë. Protestuesit ndërkohë qëndruan para Qeverisë për disa minuta,duke porositur se nuk do të ndalen së protestuari deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ndryshe, edhe qumështarët që kanë bllokuar rrugët Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Mitrovicë, Ferizaj Prishtinë dhe Prishtinë-Podujevë, tanimë kanë përfunduar protestën e tyre. /Telegrafi/