Telegrafi

Shpërndahen dozat e reja të insulinës: Pacientët ankohen për manualët në gjuhën angleze (Foto)

Një grup i pacientëve që vuajnë nga diabeti, janë ankuar për injeksionet e reja të insulinës në formë lapsi, sepse manualët e tyre janë të shkruara tërësisht në gjuhën angleze.

Medikamentet që iu ka shpërndarë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë, tani kanë një mënyrë tjetër përdorimi, transmeton Telegrafi.

Por, ata po kanë problem me pajisjen e re, sepse nuk përshkruhet mënyra e përdorimit në gjuhën shqipe, megjithëse procedura është e ilustruar.

“Shumica nga ne nuk e dimë gjuhën angleze, kurse lapsat e ri po duken se janë më vështirë të përdoren. Sikur të mos e marrim dozën si duhet, ne mund të kemi probleme serioze” ka thënë njëri nga pacientët në kushte anonimiteti. /Telegrafi/