Ylli televiziv, Kim Kardashian, i ka shfrytëzuar pushimet në Bahame për të xhiruar një fushatë për brendin e saj, ndërsa fotografët i kanë shpërndarë disa imazhe të papërpunuara.
Bukuroshja dhe i dashuri i saj, Pete Davidson, kanë shkuar në një pushim romantik në një destinacion ekzotik, ndërsa pos që është duke u argëtuar, ka vendosur të punojë edhe për kampanjën e brendit SKIMS.
Kim nuk ka hezituar t’i vë sërish në plan të parë format e njohura trupore të kombinuara me bikini.
Ajo shfaqet pa makijazh, megjithatë është kujdesur që të marrë poza duke i parë paparacit se janë duke e fotografuar.
Ndërkohë, 41-vjeçarja qe disa ditë është duke shpërndarë në profilet e saja në rrjetet sociale fotografi për t’u treguar fansave sa po kënaqet. /Telegrafi/