Telegrafi

Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë – fansat nuk u besojnë syve

Janë publikuar foto të papara të Michael Schumacher dhe fansat e Formula 1 nuk u besojnë syve.

Legjenda gjermane nuk është parë në publik që nga aksidenti i tij i skijimit në vitin 2013, dhe lajmet për gjendjen e tij janë mbajtur pothuajse tërësisht sekret tashmë një dekadë.

Por, përpara fillimit të sezonit të ri në F1 dhe sezonit të pestë të serialit të suksesshëm të Netflix, Drive to Survive, janë shfaqur foto të rralla të Schumacherit në një nga episodet.

Lexo po ashtu "Tragjedi" dhe "turp" - si u shemb trashëgimia e ndërtuar nga Michael Schumacer në Formula 1

Fotot e shtatë herë kampionit të sportit më të shpejtë në botë pa dyshim që janë mirëpritur nga tifozët.

Nga njërin nga episodet, flitet rreth djalit të Schumacher, Mick, por djali i vogël në të dyja fotot është në të vërtetë Max Verstappen.

Lexo po ashtu Si e tradhtoi ish-shoku i ngushtë Michael Schumacherin, pak çaste nga aksidenti i tmerrshëm me ski

Në një foto, Schumacher shihet duke mbajtur Max dhe vajzën e tij Gina-Maria në prehrin e tij, ndërsa një tjetër është kampioni aktual i botës në Formula 1 kur ishte fëmijë. /Telegrafi/