Kim Kardashian mbrëmë mori çmimin “CFDA” për influencë në modë për herë të parë në histori.
Çmimi u nda përgjatë gjithë viteve prej stilistëve amerikanë të modës teksa shpërblenin njerëzit më me ndikim në botën e modës dhe bukuroshja e fitoi këtë çmim këtë vit.
Bashkëshortja e reperit amerikan, Kanye West mbajti edhe një fjalim mjaft interesant me rastin e tërheqjes së mirënjohjes.
“Unë jam e tronditur me çmimin sepse në shumicën e kohës jam e zhveshur”, tha në fillim të fjalimit dhe shkaktoi qeshje në audiencë.
Starlet tha se bisedoi me PR-në e saj disa vjet më parë dhe e pyeti atë se cilat janë qëllimet e saj në jetën e saj.
Pasi i tha atij se ëndërronte të ishte në kopertinën e një reviste të modës, ai i tha se duhet të dal më e zhveshur që mund t’ia arrinte qëllimit.
“Kur dola në kopertinën e Vogue, i dërgova një kopje të nënshkruar”, tha Kim. /Telegrafi/
https://youtu.be/YefCT2Qrx5U