Telegrafi

Shpërblehet mundi dhe angazhimi, Modric fiton një bonus prej 800 mijë eurove

Angazhimi dhe sukseset e arritura kanë bërë që të shpërblehet mesfushori kroat, Luka Modric.

Mesfushori gjatë kësaj jave fitoi çmimin më prestigjioz në rrafshin personal si futbollist – Ballon d’Or.

Ai për këtë raportohet se është shpërblyer me një bonus prej 800 mijë euro nga sponsorët e ndryshëm.

Në fakt, gazeta e përditshme spanjolle, El Confidencial shkruan sot se një pjesë të madhe të parave kanë ardhur nga kompania e veshjeve sportive, Nike.

Kjo e fundit më parë kishte njoftuar se nëse kroati do të fitojë çmimin e lartcekur do të merr një bonus fantastik.

Lexo po ashtu Luka Modric thumbon Messin dhe Ronaldon: Më në fund bota e mori vesh që futbolli nuk është vetëm gola

Theksojmë se 33-vjeçari ka marrë një numër të madh të votave duke lënë pas Cristiano Ronaldon si dhe Antonie Griezmannin.

Ndryshe, Luka raportohet se do të lë në fund të sezonit Los Blancos për të kaluar te skuadra italiane e Interit. /Telegrafi/