Telegrafi

Shpenzoi mbi 20 mijë euro për mbrëmjen e maturës së të birit, nëna krenare shpjegon arsyet (Video)

Saudia Shuler nga Philadelphia e Shteteve të Bashkuara, ka treguar arsyen pse shpenzoi 23 mijë euro për një feste ekstravagante, për mbrëmjen e maturës së djalit të saj Johnny Eden Jr.

Pas kritikave të shumta, 43-vjeçarja ka thënë se ka dashur ta shpërblejë të birin, i cili u kujdes shumë për të kur ajo ishte e sëmurë, ndërsa vazhdoi të mësonte dhe kishte nota të larta në shkollë, transmeton Telegrafi.

“Është një fëmijë shumë i mbarë, që më ndihmoi shumë derisa po mjekohesha nga kanceri. Nuk mund të rrija në këmbë e as të shkoja në tualet, ai ishte me mua për të më ndihmuar”, ka thënë Shuler lidhur me rastin.

Festa luksoze në stil të Dubait, ka përfshinë tre ton rërë, një deve e gjallë, Lamborghini dhe Rrolls-Royce të marra me qira, si dhe tre partnere që veshën fustane që kushtojnë nga njëmijë euro.

“Nuk ma kërkoi këtë organizim, por e dija që i pëlqen dhe doja ta shpërbleja në një formë të veçantë”, ka shtuar nëna që është shumë krenare për të birin maturant. /Telegrafi/