Liga Premier apo kampionati elitar anglez është padyshim liga që ka shpenzuar dukshëm më shumë se secila tjetër në afatin kalimtar të verës 2024.
Afati kalimtar veror ka qenë bukur aktiv nga klubet evropiane edhe përkundër angazhimeve të lojtarëve në Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike.
Por, cilat kampionate kanë shpenzuar më shumë këtë verë dhe sa është shifra që ato kanë shpenzuar për blerjen e futbollistëve.
Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, Liga Premier ka shpenzuar plotë 2.01 miliard euro këtë verë, duke lënë shumë mbrapa kampionatet tjera.
Në vendin e dytë gjendet kampionati italian, Serie A, me klubet italiane që kanë shpenzuar 795 milionë euro këtë verë, ndërsa pozitën e tretë e zë Ligue 1 me 671 milionë euro shpenzime në transferime.
Bundesliga renditet si liga e katërt me 553 milionë euro shpenzime në transferime, ndërsa La Liga e pesta me 552 milionë euro.
Shifrat e publikuara janë të datës 26 gusht, ndërsa në këto katër apo pesë ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar, këto shifra mund të rriten edhe më tej. /Telegrafi/