Liverpooli tashmë është edhe zyrtarisht kampion i Ligës Premier ku kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar.
The Reds kanë filluar festimet nëpër rrugët e qytetit, pas firores 2-1 të Chelseat ndaj Manchester Cityt në javën e kaluar.
Me këtë fitore të The Blues ndaj Citiznes, Liverpooli shkoi 23 pikë dallim nga ta, duke ia arritur qëllimit që të shpallen kampion pas më shumë se 30 vitesh.
Por, mediat angleze kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet se sa shpenzime u janë dashur klubeve nga liga angleze që të shpalleshin kampion.
Në verën e vitit 2019, Liverpooli kishte shpenzuar vetëm 8.6 milionë funte në transferime, e që është shuma e dytë më e vogël pas asaj të Manchester United në vitin 2010 (6.3 milionë).
Manchester City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti për të fituar titullin, pasi në vitin 2017, kishte harxhuar plotë 284.4 milionë funte në transferime dhe arriti të shpallej kampion. /Telegrafi/
Pretty incredible really… pic.twitter.com/y6X6WplzHu
— Watch LFC (@Watch_LFC) June 30, 2020