Komuna e Prishtinë që drejtohet nga Shpend Ahmeti nuk e ka shpenzuar buxhetin sipas ligjit. Prokurimi i kësaj komunë ka bërë edhe dallavere në disa raste. Ka pasur humbje financiare në disa tenderë, derisa janë paguar edhe dreka zyrtare pas asnjë arsye. Nuk kanë munguar edhe pagesa pa aprovime zyrtare.
Këtë vlerësim e ka thënë Auditori i Përgjithshëm në raportin e kësaj komune.
Në dy raste, për shkak të shkëputjes së kontratës, komuna ka shfrytëzuar kontraktorë të tjerë, duke anashkaluar procedurat e prokurimit.
“Për shembull: kontrata për furnizim me naftë për shkolla, duke shkaktuar humbje financiare në vlerë prej 10674 euro si pasojë e çmimit më të lartë”. Komuna sipas Auditorit kishte paguar pesë fatura në shumë totale 2779 euro për mirëmbajtje dhe servisim të automjeteve, pa pasur aprovim nga zyrtari përgjegjës për menaxhimin e automjeteve.
“Rishikimi ynë ka identifikuar dy pagesa për dreka zyrtare në vlerë 1595 euro, me ç’rast përveç faturës nuk kishte informata të mjaftueshme për qëllimin e drekës zyrtare dhe/apo listën e pjesëmarrësve. Kjo kishte ndodhur pasi që komuna nuk kishte arritur t‟i respektojë plotësisht kërkesat e rregulloreve mbi pagesat”, ka thënë Auditori.
Auditori në këtë raport ka treguar po ashtu se gjatë vitit 2014 ishin angazhuar në këtë komunë 77 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta, për të kryer detyra të shërbyesve civil me kontratë të rregullt. “Në tetë raste kontratat ishin nënshkruar pasi që punëtorët kishin filluar punën; dhe në mungesë të kontratave me kompani që ofrojnë shërbime pastrimi dhe sigurimi (fizik), përmes kontratave për shërbime të veçanta ishin angazhuar 71 punëtorë për kryerjen e këtyre shërbimeve”.
Komuna gjatë vitit 2014 nuk kishte arritur t‟i zbatoj në mënyrë të drejtë kërkesat e rregulloreve për listën e pagave dhe si rezultat.
“Dy zyrtarë ishin paguar pas shkëputjes së kontratës. Shuma e këtyre pagesave ishte 1,804 euro; Komuna kishte proceduar me vonesë pushimin e lehonisë në• gjashtë raste dhe pushimin pa pagesë në dy raste tjera”. /GazetaFjala/Telegrafi/