Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti më i votuar se Visar Ymeri në Drenas

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 1,709 vota në Drenas. Kështu mësohet në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikuar nga KZQ-ja.

Formularët e publikuar janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjëherë pasi u mbyllën ato.

Sipas këtyre formularëve, del se drenickatët pas Kurtit, më së shumti vota i kanë dhënë Shpend Ahmetit dhe jo kryetarit të VV-së, Visar Ymerit.

Shpend Ahmeti në Drenas ka marrë 817, kurse, Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota.

Në këtë numër nuk janë të llogaritura votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, transmeton KP.

Exit mobile version