Telegrafi

Shpend Ahmeti ua dorëzon ‘Çelësin e Prishtinës’, dy yjeve Granit Xhaka e Milot Rashica

Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të kenë skuadrat e tyre në ndeshjen e yjeve në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka organizuar këtë ndeshje ku do të marrinë pjesë shumë futbollistë aktiv, ish-futbollistë si dhe figura tjera nga arti, kultura e sporti.

Në konferencën për shtyp, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka nderuar Granit Xhakën dhe Milot Rashicën.

Numri një i Prishtinës, Shpend Ahmeti për nder ta asaj se çfarë japin në fushë dhe si e promovojnë Kosovën, duke i quajtur ambasadorët më të mirë ua ka dorëzuar ‘Çelësin e Prishtinës”.

Një dhuratë që jepet për promovimin e vendit dhe kryeqytetit.

Shpend Ahmeti ia premtoi këtë edhe Haxhi Krasniqit, por kur të boksojë në Prishtinë. /Telegrafi/