Vetëvendosje nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet e vetme, nevojitet një bashkim i gjithë opozitës dhe i shoqërisë civile për të dalë nga zinxhiri i kapjes së shtetit.
Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin Personale të Tv Dukagjinit.
Ai thotë se edhe nëse nuk do të gjejë përkrahje kjo ide e tij, do të vazhdojë të jetë ithtar i bashkimit të subjekteve që e duan ndryshimin.
Në këtë intervistë që transmetohet sonte në TV Dukagjini prej orës 22:30, Shpend Ahmeti, si asnjëherë më parë ka treguar se çfarë qëndrimi ka në raport me aksionet që bënë partia e tij. Ai ka folur edhe për plakjen në politikë dhe sfidat që ka si kryetar komune.
Intervistën mund ta ndiqni edhe në telegrafi.com.
https://www.youtube.com/watch?v=oQd_PiEyxHk