Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti rizgjedhet sërish kandidat për kryetar të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje ka rizgjedhur sërish si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, kryetarin aktual Shpend Ahmeti.

Kjo është vendosur dje në zgjedhjet e brendshme të kësaj lëvizje, që u mbajtën në fshatrat dhe lagjet e Prishtinës.

Pas verifikimit të votave, Shpend Ahmeti ka arritur të marrë 96.8% të votave “për” dhe 3.2% “kundër”.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Shpend Ahmeti rizgjedhet nga anëtarësia si kandidat për kryetar komune në Prishtinë
Të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.
Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final:
96.8% kanë votuar “Për”
3.2% kanë votuar “Kundër”
Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.
E urojmë kandidatin e zgjedhur dhe Qendrën e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version