Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti reagon pas triumfit të Prishtinës: Qyteti i basketbollit nuk u dorëzua në asnjë moment

Sigal Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar në Pejë përballë Bashkimit me rezultat të ngushtë 74:73.

E triumfit të skuadrës bardhekaltër i është gëzuar edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Numri një i Komunës së Prishtinës ka lavdëruar shpirtin luftarak të skuadrës që nuk u dorëzuan në asnjë moment për ta marrë fitoren.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

QYTETI I BASKETBOLLIT

Bardhekaltërit tanë kanë mposhtur në finale skuadrën nga Prizreni, Bashkimin.

Djemtë e qytetit nuk u dorëzuan dhe kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, kaluan në epërsi me dy pikë nga legjenda e basketbollit prishtinas, i madhi Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.

Urime fitorja të gjithëve dhe veçanërisht atyre që në këtë periudhë kohore kanë kontribuar që klubi ynë të triumfojë. /Telegrafi/

Exit mobile version