Telegrafi

Shpend Ahmeti reagon ndaj therjes me thikë të mësueses në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me therjen me thikë të një mësuese në shkollën “7 marsi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka vizituar mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo po ashtu Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK

Reagimi i plotë:

Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prinde e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës.

Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin.

Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë. /Telegrafi/