Seriali “O sa mirë” vazhdon të mbajë primatin si një ndër projektet televizive më të pëlqyera, i cili ka mbledhur një numër të madh të personazheve të njohura të botës së televizonit, muzikës dhe politikës.
Në episodin më të ri të këtij seriali, mysafir special do të jetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili do të na tregojë edhe aftësitë e tij në aktrim.
Në një pjesë të publikuar nga produksioni shihet se i pari i kryeqytetit është bërë nervoz me profesoreshën e fizikës dhe studentët e këtij kolegji.
Ky episod, i cili është i 83-ti me radhë do të transmetohet sonte në orën 20:30./Telegrafi/